Ushtaraku anglez siguroi 100 mijë funta për operacionin e fytyrës së Stefanit

Rreshteri anglez Wayne Ingram 44 vjeçar, gjatë shërbimit në Bosnje kishte takuar fëmijën të Stefan Saviq, me deformime të mëdha në fytyrë, dhe vendosi ta ndihmojë atë. 

Lajme

09/05/2014 11:03

Rreshter Wayne Ingram takua me Stefanin kur ai ishte katër vjeçar, derisa ishte me detyrë në Bosnje. Një sëmundje e rrallë shkaktoi deformim e fytyrës së Stefanit dhe sytë e tij ishin shumë më larg njëri tjetrit, se sa janë te njerëzit e zakonshëm, ndërsa hundë thuajse nuk kishte fare, shkruan tabloidi anglez Daily Mail. 

Rreshteri anglez u prek shumë nga ky rast dhe vendosi që t’i ndihmojë Stefanit të vogël. Ai arriti të sigurojë 85 funta që djali t’i nënshtrohet një kirurgjie të komplikuar në Londër. 

Pas 12 orë në sallë operacioni, Stefani më në fund arriti t’i kishte sytë në gjendje normale dhe një hundë të re. 

Megjithatë, djali kishte nevojë edhe për një ndërhyrje tjetër, që të arrinte të merrte frymë normalisht. Prandaj Ingram mblodhi edhe 20 mijë funta tjera, për edhe një ndërhyrje tjetër kirurgjike. 

“Unë kam dy djem. Unë thjesht nuk munda ta injorojë problemin e Stefanit dhe u përpoqa për ta ndihmuar atë”, ka thënë Ingram.