USA Today shpall shkrimtar të vitit John Green

Falë arritjeve që pati me romanin që flet për dashurinë e dy të rinjve, John Green, shkrimtari që bëri bujë me romanin “The Fault in Our Stars”, është shpallur autori i vitit 2014 nga USA Today.

ShowBiz

06/01/2015 11:12

Edhe pse romani i tij u botua në vitin 2012, ai e arriti kulminacionin vetëm në vitin 2014, ndërsa edhe përshtatja filmike e filmit arriti të mbledhë rreth 124 milionë dollarë, film i cili erdhi në interpretimin e Shailene Woodley dhe Ansel Elgort ne rolet e Hazel and Augustus.

Ndërkohë që pritet që të realizohen edhe dy filma të tjerë, të cilët do të mbështeten në skenarët e tij, “Paper Towns” në qershor dhe “Looking for Alaska”.

Sakaq, përsa i përket librave, autori nuk ka paralajmëruar ndonjë vepër të re.