Urimi i Ramës për Kadarenë: Mbetet maja e penës së letërsisë shqiptare

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare më 28 janar (sot) ka mbushur 83 vjet.

ShowBiz

28/01/2019 10:50

Ismail Kadare është ndër shkrimtarët më të njohur të letërsisë bashkëkohore, i nominuar disa herë për çmimin Nobel dhe fitues i disa çmimeve tjera, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes, Kadarenë e ka uruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë”, shkruan ai.

Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar, shkrimtari u nderua me çmimin ndërkombëtar “Nonino”, në edicionin e 43-të, çmim ky që u ndahet personazheve të mëdhenj të kulturës. /Lajmi.net/