Urat që t’i shtijnë ethet

Urat ndërtohen në mënyra të ndryshme, me mjete të ndryshme. Disa janë thjesht staza të ecjes të ndërtuara me litar, e të tjerat janë të ndërtuara dhe mund të quhen kryevepra të ndërtimit. Shikoni disa nga urat më të frikshme në botë.

Bota

09/02/2014 21:51

Ndërtimi i urave që prej fillimit të kohërave ka pasur për qëllim të lehtësojë komunikimin mes njerëzve.

Por sot urat përdoren  edhe për arsye të tjera, si për shembull, njerëzit  kërcejnë nga to me litarë, apo thjesht shëtisin mbi to, për të sfiduar veten, se  a “ua mbanë”, të përballen me lartësi të mëdha, të cilat kanë rreziqe të shumta.

Urat ndërtohen në mënyra të ndryshme, me mjete të ndryshme. Disa janë thjeshtë staza të ecjes të ndërtuara me litar, e të tjerat janë të ndërtuara dhe mund të quhen kryevepra të ndërtimit.

Ura Capilano në Vankuver, lidh dy anët e një mali, dhe përmes saj është një bimësi e jashtëzakonshme, dhe poshtë urës, kalon një lumë. Atraktive për vizitorët, por lartësia e saj prej 70 metrash, kalimi mbi të ,  jo për të gjithë mund të jetë një “shëtitje komode”.

Nëse dëshironi që të “e mbani veten si trim” ecni nëpër urën me litar në Ganë, e cila është 350 metra e gjatë dhe vetëm 40 metra e lartë. Besoni se natyra përreth urës, do u heq paksa frikën. Dhe nëse jeni adhurues i urave prej litarësh, shkoni në Nepal, aty mund të gjeni një urë, e cila do të ju dhurojë një eksperiencë që do e mbani mend gjatë.

Me teknologjinë që po përparon dita –ditës, po bëhet e mundur që të ndërtohen ura jashtëzakonisht të mëdha, por dhe shumë të sigurta.  Shikoni  urën Royal Gorge në Colorado, e cila është ura më e lartë, apo dhe urën përmbi lumin Siduhe në Kinë. Janë ura të reja, të sigurta, por lartësia dhe gjatësia e tyre, normalisht që i bënë të frikshme.