Uran Ismaili: Zgjedhjet treguan që qytetarët i besojnë PAN-it për qeverisje

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka marrë më së shumti vota në këto zgjedhje, duke dëshmuar, sipas tij, se qytetarët i besojnë këtyre partive për qeverisje me vendin në vitet e ardhshme.

Lajme

16/06/2017 21:40

Ismaili po ashtu ka thënë se partitë e tjera duhet ta respektojnë vullnetin e qytetarëve, dhe vendin ta qeverisin partitë që janë në koalicionin PAN.

Nënkryetari i PDK’së ka folur edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se qytetarët e kanë votuar atë për të dërguar sinjale që partitë e tjera duhet të kenë energji të re për reformim, e jo sepse e kanë shikuar programin e VV-së.

“Elektorati ka kërkuar që të ketë reformë dhe energji të reja dhe me këtë rast ka reaguar duke i dhënë votë Lëvizjes Vetëvendosje, jo pse është pëlqim i madh i programit të tyre por më shumë që të dërgojë sinjale që partitë tjera duhet të kenë një energji të re për reformim, për arritje të një oferte më të re për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Ismaili në Tribuna Channel.