United tentoi të transferojë lojtarin e Barcelonës

Skuadra angleze, Manchester United gjatë kësaj vere ka tentuar të sigurojë shërbimet e lojtarit të Barcelonës, Adama Traore.

Sport

04/09/2014 17:27

Sport, na mëson se United ka qenë duke e monitoruar për një kohë të gjatë, situatën e talentit të Barcelonës.

Sidoqoftë, në mesin e gushtit, agjenti i anësorit u takua me drejtuesit e Blaugranve, për të diskutuar të ardhmen e lojtarit.

Drejtuesit e Barcelonës i kanë bërë me dije, agjentit, se Traore është shumë i rëndësishëm për ata dhe bën pjesë në planet afatgjate të skuadrës.