Unikkatil përsëri më i fuqishëm, këtë javë dominon kundër ‘Baba Stars’ e Noizyt

Është java e katërt me radhë që 'Për qato' e Unikkatil zgjedhet 'Kënga e Javës'

ShowBiz

01/09/2015 22:43

Fansat e TBA nuk po ndalen, edhe këtë herë votojnë mjatueshëm që kënga më e fundit e Unikkatil të qëndrojë ë pozitën e parë.

Majki dhe Geti me ‘S’jena mo’ kanë ‘luftuar’ këtë javë për pozitën e parë, por shumë pak vota kanë vendosur që ‘Për qato’ edhe dominojë edhe këtë javë, e katërta me radhë.

‘Për qato’ ka marrë 1527 vota derisa ‘S’jena mo’ me 1473  mbetet përsëri në pozitën e dytë.

Hyrja e re këtë javë, ‘Gangsta Love’ e Noizyt dhe Çiljetës ka ardhë fuqishëm, duke marrë 1105, mjaftueshëm për vendin e tretë.

Këngët ‘Love me’ dhe ‘Shumë pis’ nuk e kanë ndër mend ta lëshojnë top pesësëshin, që nga fillimi i top listës, dhe këtë javë renditen në pozitat 4 dhe 5.

Kidën dhe Mozzik me ‘Premtimet’ dhe ‘Hi Lumi’ këtë javë i gjejmë në pozitat 6 dhe 7 ndërsa ‘Holla’ e çiftit Fenix përsëri këtë javë pësojnë rënie, duke shkuar në vendin e tetë.

Këngët që largohen këtë javë janë ‘Qka don ajo’ e Capital T dhe ‘Thuaj jo’ nga Arta Bajrami.

    1. Unikkatil – Për qato – PN
    2. S’jena mo – Majk ft. Ghetto Geasy – PN
    3. Gangsta Love – Çiljeta ft. Noizy – ER
    4. Love me – Elvana ft. Bruno – -1
    5. Shumë pis – Era ft. Ledri – -1
    6. Premtimet – Kida ft. Mozzik – -1
    7. Hi Lumi – Lumi B – PN
    8. Holla – Cozman ft. Tuna – -2
    9. Qka don ajo – Capital T ft. Gent Fatali – -1
    10. Thuaj jo – Arta Bajrami – ER

PN: Pozitë e pandryshuar nga java paraprake
+: Kënga e pozicionuar më mirë se në javën paraprake
: Kënga e pozicionuar më keq se në javën paraprake
ER: Këngë e re në toplistë

*Për të parë të gjitha votat, klikoni këtu.

(Lajmi.net)