Unikkatil mposht “Baba Stars” për të vazhduar dominimin në “Kënga e Javës”

Unikkatil edhe këtë javë në krye të ‘Kënga e Javës’, me numër rekord votash.

ShowBiz

25/08/2015 16:04

Votuesit e Lajmi.net kanë zgjedhur që edhe këtë javë kënga ‘Për qato’ nga Unikkatil të jetë kënga më e dëgjuar dhe më e votuar e javës.

Pavarësisht se ka qenë gjatë gjithë javës në garë të ngushtë me këngën hit ‘S’jena mo’ nga Majk dhe Geti, dyshja nuk kanë arritur të marrin vots të mjaftueshme që të zhvendosin nga froni këngën më të re nga reperi.

Gara në të vërtetë ka qenë e koncentruar mes këtyre dy këngëve, pasi vendi i tretë i takon këngës ‘Love me’ nga Elvana dhe Bruno të cilët kanë qenë larg me vota.

Kënga që ka kryesuar dy javët e para të top listën ‘Shumë pis’ nga Era dhe Ledri ka rënë në pozitën e 4 këtë javë.

Në vendin 5 respektivisht 6  janë këngët ‘Premtimet’ dhe ‘Holla’, ndërsa reperin Lumi B me ‘Hi Lumi’ këtë javën e gjejmë në vendin e shtatë.

Për një pozitë këtë javë ka shpëtuar Capital T me Gent Fatalin me këngën ‘Qka don ajo’ që qëndrojnë edhe për një javë në top listë.

Këngët që këtë javë largohen nga top lista ‘Kënga e javës’ janë ‘Nuk jam i asaj’ nga Erik Lloshi e Stresi dhe ‘Blackout’ nga Zajmina e Elgit Doda, të cilët nuk kanë marrë votat e mjaftueshme për të vazhduar.

1. Unikkatil – Për qato –PN
2. S’jena mo – Majk ft. Geti – ER
3. Love me – Elvana Gjata ft Bruno –  -1
4. Shumë pis – Era Istrefi ft Ledri Vula – -1
5. Premtimet – Kida ft Mozzik – -1
6. Holla – Cozman ft. Tuna – -1
7. Hi Lumi – Lumi B – -1
8. Qka don ajo – Capital T ft. Gent Fatali – PN
9. Nuk jam i asaj – Erik Lloshi ft. Stresi – ER
10. Blackout – Zajmina ft. Elgit Doda – ER

PN: Pozitë e pandryshuar nga java paraprake
+: Kënga e pozicionuar më mirë se në javën paraprake
: Kënga e pozicionuar më keq se në javën paraprake
ER: Këngë e re në toplistë

*Për të parë të gjitha votat klikoni këtu.

(Lajmi.net)