Unikkatil festoi bashkë me “Plisat” për Kupën e Kosovës

Mbrëmë u mbajt ndeshja futbollistike mes Prishtinës dhe Vëllaznimit.

ShowBiz

28/05/2018 14:41

Me të marrë Kupën e Kosovës, “Plisat” festuan deri në orët e vona, por atyre iu bashkua edhe reperi i njohur shqiptar, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për reperin Unikkatil, i cili ditë më parë ka ardhë në Kosovë ani pse nuk e kishte paralajmëruar ardhjen e tij.

Kjo bazuar në imazhet që janë publikuar në rrjete sociale, ku reperi shihet me një shallë të “Plisave” duke pozuar bashkë me tifozët.

Në një prej këtyre imazheve, Unikkatil shihet përkrah udhëheqësit të Plisave, Albert Kastrati. /Lajmi.net/