Umtiti largohet nga Barcelona, nisët drejt Katarit

Barcelona është shokuar pas  ka marrë lajmin se Samuel Umtiti do të largohet nga Barcelona.

Sport

30/11/2018 21:33

Qendër mbrojtësi vuan nga një lëndim në gju dhe do t’i nënshtrohet një operacioni për të cilin ka udhëtuar ta kryej në Katar.

Francezi është paraqitur vetëm tetë herë me katalunasit këtë sezon dhe u kthye nga një mungesë dy mujore në ndeshjen ndaj Atelticos.

Ai luajti për plot 90 minuta në atë ndeshje, mirëpo u la jashtë fushës në ndeshjen ndaj PSV Eindhoven.

Barcelona ka dalur me një deklaratë zyrtare ku ka njoftuar publikun për gjendjen e Umtiti.

“Lojtari i ekipës së parë, Samuel Umtiti do të ndjekë planin për tretman, në gjurin e tij të majtë” thuhet në deklaratën e tyre, transmeton lajmi.net.

“Lojtari do të udhëtoj në Doha (Katar), ku do të njekë terapinë nën vëzhgimin e mjekëve të klubit” thuhet më tutje.

Kujtojmë se Umtiti erdhi në Barcelonë nga Lyoni në vitin 2016. Ai ka regjistruar 91 paraqitje me katalunasit . /Lajmi.net/