Ukrainë: Nga zjarri në një shtëpi të pleqve – 16 të vdekur

Së paku 16 vetë kanë humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer sot në një shtëpi të pleqve në një fshat afër kryeqytetit Kiev, ka njoftuar shërbimi shtetëror i emergjencave i Ukrainës.

Bota

29/05/2016 10:53

“Njësitë e shërbimeve të emergjencës i kanë shpëtuar 18 vetë, 5 prej tyre janë dërguar në spital me djegie të shkallës së ndryshme”, tha Ministria e emergjencave së Ukrainës.

Një person konsiderohet i zhdukur.

Në njoftim, më tutje, theksohet se zjarri kishte shpërthyer sot herët në mëngjes në ndërtesën dykatëshe, që është pronë private, në fshatin Litoçky, 37 kilometra në veri të Kievit.

Në këtë shtëpi ishin të vendosur 35 vetë.