Ukraina vazhdon rrugën nga perëndimi, përkundër represionit rus

Ukraina ka nënshkruar marrëveshjen për tregtinë me Bashkimin Europian. Kryeministri Ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, tha se marrëveshja me BE’në është shumë më e rëndësishme, sesa ajo e Rusisë për aneksimin e Krimesë.

Bota

23/03/2014 12:32

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka nënshkruar një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian të premten, përderisa ligjvënësit rus, e kanë finalizuar aneksimin e regjionit të Krimesë nga Ukraina.

Nënshkrimi në Bruksel është sinjal i solidarizimit të Europës me Ukrainën dhe mbartë një forcë shtesë simbolike, për shkak se vendimi i ish-Presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych, në nëntor të vitit të kaluar për refuzimin e marrëveshjes tregtare me BE’në, në favor të ruajtjes së marrëdhënieve me Rusinë, shkaktoi protesta të cilat quan në largimin e tij në muajin shkurt të këtij viti, në kohën kur tensionet janë në rritje.

Marrëveshja vjen një ditë pasi Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, kanë vënë sanksione ndaj ligjvënësve dhe biznesmenëve rus.

Në anën tjetër, edhe Rusia është përgjigjur në të njëjtën mënyrë me listën e tyre të sanksioneve, ndaj një numri të ligjvënësve dhe zyrtarëve amerikan.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i rrethuar nga folësit e dy dhomave  të  Parlamentit, nënshkroi traktatin për finalizimin e bashkimit të rajonit të Krimesë dhe portit të qytetit të Sevastapolit me Rusinë.

Megjithatë, Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, gjatë një takimi që ka zhvilluar me zyrtarët e lartë të BE’së, tha se kjo është më pak e rëndësishme në raport me nënshkrimin e marrëveshjes për tregti me BE’në.

“Jam duke folur sinqerisht. Nuk shqetësohem për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje nga Rusia. Unë jam i shqetësuar për Ukrainën, ukrainasit dhe të ardhmen tonë europiane”.

“Kjo marrëveshje mbulon çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me sigurinë dhe bashkëpunimin e mbrojtjes”.

Yatsenyuk tha se BE do të flas me një zë të fuqishëm për të mbrojtur vlerat e saj dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Ndërsa, Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, tha se marrëveshja “tregon mbështetjen tonë të palëkundshme për popullin e Ukrainës, që kanë ndjekur këtë hap të guximshëm”.