Ujgurët e dëbuar do tu bashkoheshin militantëve të IS-it

Agjencia zyrtare e lajmeve në Kinë, Ksinhua, raportoi se 109 ujgurë etnikë, që ishin dëbuar nga Tajlanda në Kinë, ishin duke udhëtuar për në Turqi, Siri e Irak, për tu bashkuar me militantët e grupit, Shteti Islamik (IS).

Bota

12/07/2015 16:26

Sipas agjencisë, 13 ujgurë ishin larguar nga Kina për shkak të përfshirjes në aktivitete terroriste.

Po ashtu, pretendohet se policia e Kinës i kishte zbuluar disa banda, që po rekrutonin anëtarë ujgurë për grupin militant.

Ujgurët janë një pakicë myslimane, që flet turqisht në pjesën perëndimore, Ksinjiang, në Kinë.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara e ka quajtur deportimin e ujgurëve si “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”.

Shumica e këtyre ujgurëve të dëbuar ishin në Tajlandë për më tepër se një vit dhe kishin pretenduar se janë turq.

Ata janë deportuar, pasi autoritetet në Tajlandë kishin vërtetuar se ata ishin shtetas kinezë.

Pas vendimit për deportim, në Stamboll është sulmuar Konsullata e Tajlandës. /rel