Uefa: Ja akuzat për Serbinë dhe Shqipërinë

Vendimi zyrtar i UEFA-së për ndeshjen e ndërprerë për shkak të incidenteve të krijuara nga tifozët e Serbisë, do të vendoset më 23 tetor. Ja dhe akuzat me të cilat do të përballen të dy skuadrat para se Uefa të merr një vendim zyrtar.

Sport

15/10/2014 23:07

Shtëpia e futbollit Europian posedon plotë pesë arsye për të dënuar skuadrën e Serbisë për incidentin e krijuar në mbërmjen e djeshme, ndërsa posedon vetëm dy të tilla kundër Kombëtares sonë.

Serbët do të përballen me këto akuza: Hedhje e mjeteve piroteknike në fushë, për sjelljen katastrofale të tifozëve,  për hyrjen e tifozëve në fushën e stadiumit, përdorimet e laserëve dhe mënyra e dobët e organizimit të takimit.

Në anën tjetër, Shqipëria do të përballet me vetëm dy akuza: Refuzoi vazhdimin e takimit dhe lëshimin e flamurit Kombëtar Shqiptar mbi stadiumin e Partizanit që ndodhet midis Beogradit.