U sulmua mbrëmë në Prishtinë, ja nga cili vend paraqitet sot Faton Shoshi

Menaxheri i njohur kosovar, Faton Shoshi është sulmuar mbrëmë në Prishtinë.

ShowBiz

09/10/2018 17:15

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa sipas policisë, Shoshi ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në QKUK për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor, shkruan lajmi.net.

Në njoftimin e policisë thuhet se lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili më pas është dërguar për intervistim.

“K.B mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, tha për lajmi.net,  Florie Ahmeti, zëdhënëse e policisë në rajonin e Prishtinës.

Policia ka njoftuar se në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore  për të proceduar me fazat tjera.

Ndërkaq, lajmi.net ka marrë një deklaratë nga Shoshi i cili e ka mohuar sulmin ndaj tij duke konstatuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

”Kurgjo hiq diçka e vogel u kon, as nuk kanë mujt me mu ofru, nuk ka ndodh kurgjo hiq…. Nuk ka qenë diçka interesant me të kallxu drejt. Kanë tentu po skan mujt se i kom pas me veti ata djemt… I kan arrestu se jon…Ishin me maska nuk i njifsha, kesh me do shok edhe ata shokt ndërhyn edhe kurgjo sem kanë bo”, ishin fjalët e tij për lajmi.net.

Përkundër kësaj, Shoshi ka ndarë një imazh në Instagram i cili shfaqet në një nga lokalet e Prishtinës e që duket në top-formë.

Në bazë të kësaj video Fatoni tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore. /Lajmi.net/