U largua nga grupi ‘BabaStars’! Skivi flet për raportet që ka me ta

Reperi kosovar, Skivi ka qenë pjesë e emisionit 'Mirage', që është prodhim i lajmi net.

ShowBiz

30/08/2018 19:09

Ai ka folur rreth karrierës së tij profesionale që nga fillimi e deri tek projektet e fundit, shkruan lajmi net.

Pas largimit nga grupi ‘Skillz’, Skivi më pas u bë pjesë e labelit ‘Babastars’, që siç duket tani nuk janë më së bashku.

Burime të afërta me lajmi.net, zbuluan se ai ka një vit që nuk është pjesë e BabaStars. Se Skivi është larguar nga grupi me të cilin ka punuar prej vitesh, dëshmohet edhe me dy projektet e fundit muzikore të cilat nuk janë publikuar në kanalin e grupit por të Skivit.

Cilat janë raportet që kanë tani dhe a flasin me njëri-tjetrin, i mësoni në intervistën e mëposhtme./Lajmi.net/ 

YouTube player