Twitter e blen Twitpic, pak orë para mbylljes

Shërbimi për shpërndarjen e fotografive Twitpic, do të vazhdojë të jetë në funksion.

Auto & Tek

27/10/2014 16:02

Twitter e ka blerë shërbimin për shpërndarje të fotografive Twictpic, vetëm pak orë para se ishte planifikuar të mbyllej.

Si pjesë e marrëveshjes, arkivat e Twitpic do të jenë live në metodën ‘read-only’, si pronë e Twitter, transmeton Lajmi.net.

Blerja ishte konfirmuar nga themeluesi dhe pronari i Twitpic Noah Everett, në fjalimin e të cilit thuhej se ai është duke i’a dhënë Twitterit domeinin dhe arkivin e fotografive, por Twitpic do të jetë në mënyrën ‘read-only’ tani për tani.

Kështu që përdoruesit do të jenë në gjendje të kenë çasje në fotografitë në shërbim, por nuk do të jenë në gjendje që të ngarkojnë përmbajtje të reja.