“Tuttosport”: Barcelona shet Neymarin te ky klub për 180 milionë euro (FOTO)

Neymar mund të largohet nga Barcelona.

Sport

24/03/2017 09:18

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar mund të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se Chelsea ka arritur marrëveshje me gjigantin katalan për blerjen e Neymarit për rekord 180 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Pronari i “Blues”, Roman Abramovich dëshiron ta transferojë Neymarin në Stamford Bridge për ta bindur trajnerin Antonio Conte që të mos largohet nga posti pas interesimit për angazhimin e tij nga Inter. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6