Turqia zbarkon njësitet komando përgjatë kufirit sirian
Automjetet e ushtrisë dhe ushtarët komando nga divizione të ndryshme të armatës, janë parë duke u vendosur përgjatë kufirit në qarkun Reyhanli të provincës Hatay
Bota
Ushtria e Turqisë ka zbarkuar të shtunën përgjatë kufirit me Sirinë njësitet e saj komando me pajisje të plotë, si pjesë e përforcimeve për provincën siriane të Idlibit.
Automjetet e ushtrisë dhe ushtarët komando nga divizione të ndryshme të armatës, janë parë duke u vendosur përgjatë kufirit në qarkun Reyhanli të provincës Hatay.
Siç mësohet, elemente të Forcave të Armatosura Turke (TSK), do të vendosen brenda kufijve të zonës për ulje të tensioneve në Idlib.
Detyra e tyre do të jetë të bëjnë më afatgjatë armëpushimin midis regjimit dhe elementeve ushtarake lokale. Për këtë qëllim, elementet e TSK-së do të formojnë pikat e kontrollit dhe vëzhgimit. TSK do të parandalojë konfliktin midis regjimit të Asadit dhe elementëve lokalë në zonë, dhe do të monitorojë shkeljet e armëpushimit.
Gjatë takimit në Astana të Kazakistanit më 4 maj, shtetet garantuese, Rusia, Turqia dhe Irani, nënshkruan një marrëveshje për zonat jokonflituale në Siri./AA/