Turqia tërheq edhe ambasadorin nga Austria

Turqia do të tërheqë ambasadorin nga Vjena, pasi partitë e përfaqësuara në Parlamentin e Austrisë lëshuan një ditë më parë një deklaratë të përbashkët, duke e cilësuar masakrën e armenëve nga forcat osmane si gjenocid.

Bota

23/04/2015 14:39

Gjashtë partitë parlamentare austriake, të mërkurën, nënshkruar deklaratën dhe mbajtën një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit osman ndaj armenëve më 1915.

Ministria e Jashtme turke, e zemëruar, ka njoftuar Turqia dhe populli turk “nuk do ta harrojnë kurrë këtë shpifje ndaj historisë”.

Armenia e mbështetur në dokumentet e saj dhe të perandorive tjera të asaj kohe, sidomos të atyre austriake, kërkon që Turqia të pranojë gjenocidin e kryer ndaj një milionë e gjysmë armenëve të vrarë në vitin 1915 nga “Turqit e Rinj”.

Turqia, e cila ditë më parë, për të njëjtën arsye ka tërhequr ambasadorin e saj edhe nga Vatikani, nuk e pranon termin gjenocid, duke thënë se ajo ka qenë luftë civile, në të cilën kanë pësuar të dyja palët.

Manifestimi qendror në kujtim të 100 vjetorit të gjenocidit ndaj armenëve do të mbahet të premten në kryeqytetin e Armenisë, ndërkohë që qindra manifestime të tjera do të mbahen nëpër të gjithë botën.

Sipas Papë Françeskut, vrasja dhe dëbimi i armenëve nga turqit në vitin 1915, ishte gjenocidi i parë i kryer në shekullin e kaluar.