Turqia e shqetësuar, NATO i del në krah

Turqia sot ka shprehur shqetësim lidhur me përhapjen e trazirave në Irakun fqinj, derisa NATO-ja ka premtuar se nuk do të hezitojë ta mbrojë aleatin e vet nga ndonjë zgjerim i konfliktit.

Bota

25/06/2014 19:02

Davutoglu tha se Turqia po kalon nëpër një porces të vështrië. “Ne po kalojmë nëpër një proces të vështirë në rajonet fqinje të Turqisë, në Mesdhe dhe në Lindjen e Mesme”, tha ai gatë bisedës me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, në margjina të tubimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.

“Tash është koha për konsultime më të shpeshta, të veprojmë së bashku si dy aleatë strategjikë”, tha Davutoglu, raporton agjencia AFP.

Kerry tha se “Turqia është partner i tillë kryesor në shumë mënyra, por veçanërisht duke pasur parasysh atë që po ndodhë në Siri dhe tash në Irak” me Shtetin Islamik të Irakut dhe grupin Levant (shkurtimisht ISIL-ISIS).