Turiqa shpall një ditë zie kombëtare pas sulmeve terroriste

Qeveria turke ka njoftuar se ka shpallur një ditë zie kombëtare për të ndarë dhimbjen, për ata të cilët humbën jetën në sulmin terrorist në aeroportin Ataturk në Stamboll.

Lajme

29/06/2016 13:50

Në një deklaratë me shkrim nga Kryeministria thuhet se është shpallur një dit zie kombëtare për të ndarë dhimbjen me ata që humbën jetën në sulmin terrorist të shëmtuar në aeroportin Ataturk në Stamboll, raporton (AA).

Në deklaratë thuhet gjithashtu se flamuri i Turqisë në të gjithë vendin dhe në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit do të ulet sot në gjysmë shtizë.