Tuna shijon “rrushin” e Ermal Mamaqit (Video)

Tuna ishte e ftuara në episodin e radhës të emisionit "6 ditë pa Ermalin".

ShowBiz

29/02/2016 19:27

Ermal Mamaqi si gjithmonë me shumë humor “thumbon” të ftuarit e tij, e në këtë rast “zogun” e Tunës, shkruan lajmi.net.

Por kjo e fundit nuk e la me kaq.

Pasi Ermali zbuloi “zogun” e Tunës, duke treguar një zog të vërtetë në kafaz, Tuna insiton që Ermali të tregojë para publikut edhe “zogun” e Ermalit, ky i fundit me humor thotë që ai nuk ka “zog” po “rrush”.

Dhe në fakt, ajo e bën një gjë të tillë. Ermali detyrohet të nxjerr nga poshtë tavolinës një “kalavesh” rrushi.

Padyshim që e gjithë kjo situatë komike ofroi shumë të qeshura për publikun dhe për vetë Tunën dhe Ermalin./Lajmi.net.

YouTube player