“Trupi i Khashoggit është gjetur”

Lideri i opozitës turke, Dogu Perincek, ka pohuar se trupi i gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, është gjetur në konsulatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Bota

23/10/2018 12:30

Perincek ka pohuar në një intervistë për The Mirror, se pjesë të trupit ishin gjetur në një pus në ambientet e consulates.

Këto dolën pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, premtoi ta zbulojë “të vërtetën e zhveshur” prapa vrasjes, duke u thënë ligjvënësve të martën se plani për vrasjen e Khashogg-it kishte filluar disa ditë paraprakisht.

Khashoggi kishte qenë gazetar disident i cili kishte shkruar disa shkrime kundër regjimit të princit saudit, Mohammed bin Salman. /Lajmi.net/