Trump telefonon Erdoganin për ta uruar për suksesin në referendum

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka telefonuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, pas referendumit të zhvilluar të dielën në Turqi.

Bota

17/04/2017 23:07

Trump e ka uruar Erdoganin për suksesin e shënuar në referendumin për ndryshime kushtetuese, të cilat do t’ia zgjerojnë atij kompetencat.

Kështu kanë bërë të ditur të hënën burime brenda pallatit presidencial të Erdoganit, për agjencinë e lajmeve Reuters, përcjell Gazeta Express.

Po sot ka ardhur edhe reagimi i Departamentit amerikan i Shtetit për referendumin e Erdoganit.

DASH ka thënë se i ka dëgjuar shqetësimet e ngritura nga vëzhguesit evropianë të referendumit të zhvilluar të dielën në Turqi për ndryshime kushetetuese, dhe se është në pritje të një raporti përfundimtar, duke sugjeruar se nuk do të komentojë më shumë derisa të publikohet një vlerësim i plotë.