Trump “shpenzoi” 337 miliardë dollarë për vetëm një ditë!

Zgjedhjet presidenciale që çuan në fitoren e Donald Trump-it si president të Shteteve të Bashkuara  të Amerikës ka ndezur shqetësime se plani i tij për stimulimin e rritjes ekonomike çojë në një rritje të inflacionit, raporton "Bloomberg".

Bota

10/11/2016 16:03

Vlera e përgjithshme e tregut të obligacioneve në gjithë botën është ulur në 337 miliardë dollarë në vetëm një ditë.

Në tre ditët e fundit, vlera e tregut të bonove globale ka ‘rrëshqitur” deri në 692 miliardë dollarë, sipas banka së Amerikës Merrill Lynch, transmeton lajmi.net.

“Obligacionet aktualisht janë një çështje e caktuar”, tha tregtarja Bara Sheridan nga Banka e Montrealit në Londër, duke shtuar se ekziston shqetësimi se Trump dëshiron vetëm të shpenzojë më shumë para. /Lajmi.net/