Trump “përndjek” Prokurorin e Përgjithshëm

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk heq dorë nga sulmet kundër Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions duke etiketuar atë si të dobët.

Bota

25/07/2017 19:16

Komentet e fundit në platformën e tij të preferuar, Tëitter vijnë mes raportimeve se kreu i Shtëpisë së Bardhë po konsultohet me këshilltarët për shkarkimin e mundshëm të prokurorit më të lartë të shtetit.

Trump e ka bërë të qartë se është i pakënaqur me vendimin e Sessions për t’u tërhequr nga hetimet për ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s.

“Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions mori një pozicion shumë të dobët ndaj krimeve të Hilari Klintonit”, pohoi ai në Tëitter duke iu referuar çështjes së e-maileve.

Disa minuta më vonë, përmes një postimi tjetër, ai pyet se “përse Sessions nuk e kishte marrë në konsideratë një raport se zyrtarë në Ukrainë ishin përpjekur të influenconin në zgjedhjet amerikane të nëntorit për të favorizuar rivalen e Trumpit”?.

Të hënën ai iu referua Session si “Prokurori ynë me telashe”, ndërsa Anthony Scaramucci, drejtori i ri i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë nxiti të martën spekulimet se ditët e Prokurorit të Përgjithshëm janë të numëruara.

Konstatimit të drejtuesit të një programi radiofonik se Sessions do të ikte së shpejti Scaramucci, iu përgjigj se kjo mund të ndodhte përballë një niveli të tillë tensionesh në një marrëdhënie publike.

Siç raporton agjencia e lajmeve “Associated Presss”, Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar së fundmi Shtëpisë së Bardhë nëse mund të takohet me Trumpin për të zgjidhur mosmarrëveshjet, por kjo nuk i është mundësuar.

Ndërkaq, “New York Times” ka pyetur dy persona të afërt me Presidentin se përse ai po e përndjek Sessions në vend që ta shkarkojë: “sepse ai mundet?”, ka qenë përgjigjia e tyre.