“Trump paraqet rrezik për botën”

Pikëpamjet shqetësuese të kandidatit për president të Amerikës  Donald Trump paraqesin një rrezik për botën, tha shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut.

Bota

12/10/2016 14:17

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut Zeid Rad el-Husein ka cituar komentet e Trump për përdorimin e torturës dhe qëndrimin ndaj komuniteteve të cenueshme.

Fushata e kandidatit republikan për president, është zhvilluar nga një numër i komenteve të diskutueshme.

Vërejtjet e fundit për gra kanë shkaktuar pasojat më të mëdha politike. /Lajmi.net