Trump, Merkel, Kitaroviq dhe shumë liderë botërorë e urojnë Thaçin për vitin 2019 – Lajmi.net
Trump, Merkel, Kitaroviq dhe shumë liderë botërorë e urojnë Thaçin për vitin 2019
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 14:54, 9 January 2019
Foto: Ilustrim
Popullin e Kosovës e uruan për Vitin e Ri 2019 shumë figura të fuqishme të botës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, presidenti i Gjermanisë, Frank – Walter Steinmeier, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ai i Sllovenisë, Borut Pahor, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, janë vetëm disa nga figurat më të fuqishme botërore që e kanë uruar popullin e Kosovës për vitin 2019.

Urimet prej tyre i janë dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Zyra për media e Presidencës, e cila këtë vit nuk kishte lëshuar asnjë komunikatë rreth urimeve që i kanë ardhur presidentit Thaçi nga liderët botërorë, ka konfirmuar për lajmi.net, që presidenti Thaçi ka pranuar urime të shumta për popullin e Kosovës për këtë Vit të Ri.

Sipas Zyrës së Presidencës, popullin e Kosovës e ka uruar edhe ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair.

“Për një vit të lumtur dhe të suksesshëm, presidenti Thaçi ka pranuar urime nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Presidenti i Gjermanisë, Frank – Walter Steinmeier, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Presidenti ka pranuar urime për popullin e Kosovës edhe nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, Kryeministri i Japonisë, Shinzō Abe, ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Po ashtu, ka pranuar urime për vitin 2019 edhe nga Familja Mbretërore e Danimarkës, nga Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sabah Al-Ahmed Al-Jabar Al-Sabah, si dhe nga kryeministra, kryediplomatë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidencës. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO