Trump iu afrua gruas së tij për ta puthur, por ja çfarë bën ajo (Video)

Një nga gjërat më të rëndësishme të një presidenti të ri është imazhi i tij si një njeri familjar.

Bota

20/01/2017 23:14

Sot, në inaugurimin e 45-të në Uashington, Donald Trump ishte i rrethuar nga miqtë dhe familjarët.

Në sekondën e fundit para se të merrte podiumin për t’iu drejtuar turmës së njerëzve në National Mall, ai mendoi të bënte diçka të këndshme.

Me Michelle dhe Barack Obama që po shikonin, Trump iu afrua gruas së tij për t’ia dhuruar një puthje.

Por nga një kënd i një kamere, duket se ata as nuk bënë kontakt me njëri-tjetrin. Shikojeni videon: