Triumfon Hamilton, dështon Rosberg

Lewis Hamilton e ka fituar garën për Shpërblimin e Madh të Britanisë, të dytën në karrierë. Piloti britanik ka qenë dominues i garës, duke i lënë prapa Valtteri Bottas e Daniel Ricciardo.

Sport

06/07/2014 17:50

Lewis Hamilton është mbret i Britanisë. Piloti i Mercedesit e ka fituar garën për Shpërblimin e Madh të Britanisë, i cili u mbajt të dielën. Kurse, kolegu i tij, Nico Rosberg nuk e përfundoi garën.

Ngasësi britanik ishte dominues gjatë tërë garës, duke i lënë prapa Valtteri Bottas dhe Daniel Ricciardon.

Për Hamilton, kjo ishte hera e dytë që triumfon në Silverstone, respektivisht fitorja e 27-të në karrierë.

“Është e pabesueshme. Angli, çfarë ndjenjë e mirë njerëz, nuk mund të isha më i lumtur. Më falni për dje, por sot e bëmë një punë më fantastike se kurrë më parë”, ka thënë ish kampioni i botës pasi e fitoi garën.