Trimi na paska gënjyer? Xhensila i zbulon sekretin reperit

Këto ditë ka filluar edicioni i ri i spektaklit 'Dance with me Albania', ku po zhvillohet garë mes disa prej fytyrave publike.

ShowBiz

17/10/2017 13:06

Një dyshe që po marrin pjesë në këtë edicion dhe që janë shumë të pëlqyer nga publiku janë edhe reperi Trim Jetullahu dhe Xhensila Pere, shkruan lajmi.net.

Padyshim që vajzat duan të dinë për statusin e Trimit, i cili në paraqitje publike kishte deklaruar që është single, por po del të jetë e kundërta.

Është pikërisht Xhensila ajo e cila i zbuloi sekretin Trimit mbrëmë në ‘Dance with me’, duke thënë se “Trimi ka rënë në dashuri, nuk ma var”.

Kujtojmë që reperi edhe pse është i ri në tregun muzikor ai po tregohet i suksesshëm, projekti i fundit “Bubu”, të cilin e solli në bashkëpunim me Çiljeta Xhilagën është pëlqyer shumë nga publiku. /Lajmi.net/