Trezeguet: Juventus – Barcelona, ky ekip do të kualifikohet në gjysmëfinale (FOTO)

David Trezeguet ka parashikuar duelin mes Juventusit dhe Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

05/04/2017 08:45

Ish sulmuesi i Francës, David Trezeguet beson se ish skuadra e tij Juventus do të fitojë ndaj Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Bianconerët” dhe “Blaugrana” takohen më 11 prill në duelin e parë në Torino.

Por, Trezeguet beson se Juventus do të dalë fitues.

“Nuk do të jetë e lehtë kundër Barcelonës por Juventus i ka idetë e qarta, kualifikimin tutje”, deklaroi Trezeguet për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Jam i sigurt se Juventus ka dëshirën dhe mundësitë e kualifikimit në gjysmëfinale, është ekip me kualitete të mëdha”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy