Tre të vdekur pas mbytjes së një anijeje në Greqi

Tre emigrantë, përfshirë një fëmijë, vdiqën sot pas mbytjes së një anijeje në ishullin grek të Rodosit, në juglindje të detit Egje.

Bota

20/04/2015 12:41

Ndërkaq, 80 persona të  tjerë arritën të shpëtoheshin, sipas një bilanci provizor të policisë portuale greke.

“Anija u përplas me shkëmbinjtë pranë portit të Rodosit. Ka tre të vdekur, përfshirë një fëmijë. Numri i të shpëtuarve është 80”, tha një burim i policisë greke.

“Të paktën 57 prej tyre janë shëndoshë e mirë dhe 23 të tjerë janë në spitalin e Rodosit”, shtoi i njëjti burim.