Transferim i befasishëm, nga Arsenal në Atletico

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla mund të transferohet në Atletico Madrid, si zëvendësues i yllit turk, Arda Turan.

Sport

03/07/2015 17:26

Atletico Madrid ka identifikuar pasardhësin e Arda Turan.

Mesfushori turk ka vendosur të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Dhe, trajneri Diego Simeone dëshiron ta sjellë mesfushorin e Arsenalit, Santi Cazorla, në vend të Turanit.

Cazorla edhe në të kaluarën ishte përmendur si objektiv i Atleticos, kurse tani ekziston një arsye më shumë për transferim në Vicente Calderon.