Trajneri i gjigantit italian “dëshiron” që të bëhet trajner i Juventusit (FOTO)

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka dhënë një deklaratë që s'do t'iu pëlqejë aspak tifozëve kuqezi.

Sport

09/03/2017 17:41

Ai është shprehur i gatshëm që të marrë drejtimin e Juventusit.

“Juventus? Pse jo? Profesionalizmi nuk përjashton asgjë”, deklaroi Montella për “Gazzetta dello Sport”, përcjellë “lajmi.net”.

“Ndoshta të punoja për Lazion do të ishte më e vështirë, për shkak të të kaluarës dhe për faktin se në Romë e kam shtëpinë në anën tjetër të qytetit”, shtoi Montella. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6