Tradita e Juventusit që nuk ‘shkelet’ as për Ronaldon

Juventus ka marrë një vendim për Cristiano Ronaldon, para prezantimit të hënën.

Sport

14/07/2018 10:39

Juventus ka vendosur të mos bëjë një prezantim special për Cristiano Ronaldon.

Përforcimi më i shtrenjtë në histori të “Bianconerëve” dhe futbollit italian, të hënën do të prezantohet te skuadra e tij e re.

Por, Juventus nuk e ka shkelur traditën as për ardhjen e Ronaldos.

Në histori të klubit nga Torino, asnjë futbollist nuk ka marrë prezantim special.

Platini, Baggio, Zidane, Nedved, Buffon ose Higuain, andaj e njëjta do të vlejë edhe për Ronaldon, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës kurse nga ora 18:30 do të paraqitet në konferencë për media si futbollist i ri i Juventusit. /Lajmi.net/