“Tradhti me Letra” me 3 çmime në Francë (Foto/Video)

Filmi i shkurtër “Tradhti me letra”, me skenar dhe regji nga Valmir Tertini ka fituar 3 çmime ne DC Festival Awards në Francë.

ShowBiz

12/12/2016 15:50

Një festival i kritikës dramatike, i cili për herë të parë ishte online, edhe pse ka 6 vite që është formuar, shkruan lajmi.net.

Filmi “Tradhti me letra”, ka fituar në garën e filmave të shkurtër. Kështu ka marrë këto çmime: Regjisori më i mirë, Valmir Tertini, Aktorja më e mirë Albulena Kryeziu dhe Aktori më i mirë Granit Shala.

Filmi trajton temën e martesave për letra që po ndodhin për shkak të mos liberalizimit të vizave. Në film luajnë aktor nga Kosova, Maqedonia dhe Gjermania, ndërsa produksioni i filmit nga Endi Hoxha dhe Afrim Peposhi është nga Shqipëria.

Filmi ka marrë pjesë në më shumë se 20 festivale dhe deri më tani ka grumbulluar 6 çmime, në Shqiperi, Itali, Los Angeles USA dhe tani në Francë.

Linku ku mund t’i shihni të gjithë fituesit:

dcfestivalawards.skynova.io/awards.html

Traileri i filmit: