Top 5 simulimet e Neymarit

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka bërë një fillim të mbarë të karrierës te gjiganti katalan, pas transferimit në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Santos për 57 milionë euro. Mirëpo, ylli brazilian vazhdon të kritikohet për rrëzimet e shpeshta në tokë, ose shkurt, simulimet. Ditë më parë menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho e përmendi…

Sport

08/10/2013 13:26

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka bërë një fillim të mbarë të karrierës te gjiganti katalan, pas transferimit në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Santos për 57 milionë euro.

Mirëpo, ylli brazilian vazhdon të kritikohet për rrëzimet e shpeshta në tokë, ose shkurt, simulimet. Ditë më parë menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho e përmendi atë dhe Mario Balotellin si shembuj negativ në fushat e lojës.

“Shikojeni se çka bëjnë Neymar dhe Balotelli. Ato janë gjëra që njerëzit udhëheqës të futbollit duhet t’i eliminojnë. Futbollistët e mi asnjëherë nuk mashtrojnë, nuk simulojnë. U kam bërë me dije se urrej një sjellje të tillë”, deklaroi Mourinho i cili shtoi se ‘aktrimet’ e Neymarit po kanë sukses.

Sjelljen e Neymarit e kritikoi edhe menaxheri i Celticut, Neil Lennon, njësoj sikurse trajneri i Real Valladolidit, Juan Ignacio Martinez.

Sa për të kompletuar këtë shkrim rreth kësaj teme ju sjellim top 5 simulimet e Neymarit.