Top 10 ndeshjet më interesante në botë

Boca Juniors-River Plate është ndeshja më interesante për t’u shikuar, sipas revistës britanike “FourFourTwo”. Në pozitën e dytë është El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Sport

12/11/2014 11:29

El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit është një duel i shumëpritur nga tifozët e futbollit anembanë botës.

Mirëpo, ajo nuk është në krye të listës së publikuar nga revista britanike “FourFourTwo”, të top dhjetë ndeshjeve më interesante për t’i shikuar.

Në pozitën e parë gjendet ballafaqimi i rivalëve argjentinas, Boca Juniors dhe River Plate.

Renditja:

1 – Boca Juniors-River Plate

2 – Barcelona-Real Madrid

3 – Nacional-Penarol

4 – Liverpool-Manchester United

5 – Celtic-Rangers

6 – Fenerbahce-Galatasaray

7 – Gremio-Internacional

8 – Roma-Lazio

9 – Borussia Dortmund-Schalke 04

10 – Al Ahly-Zamalek