Toka po hyn në fazën e gjashtë të zhdukjes, thonë shkencëtarët

Planeti ynë po hyn në një periudhë të re të zhdukjes, thonë shkencëtarët – të cilët paralajmërojnë se speciet në të gjithë botën janë afër zhdukjes – duke përfshirë njerëzimin.

Auto & Tek

20/06/2015 14:08

Raporti, i shkruar nga shkencëtarë në universitetet Stanford, Princeton dhe Berkeley, gjeti se kurrizorët janë duke u zhdukur në një normë prej 114 herë më shpejtë se normalja.

Në raportin e publikuar, të botuar në revistën Science Advances, hulumtuesit vënë në dukje se ngjarja e ngjashme ishte 65 milionë vjet më parë, kur dinosaurët u zhdukën, me gjasë si rezultat i një asteroidi, transmeton Lajmi.net.

“Ne tani jemi duke hyrë në ngjarjen e gjashtë të zhdukjes masive”, njëri nga autorët tha për BBC.

Gerardo Ceballos, autori kryesor i studimit, shtoi: “Nëse kjo lejohet të vazhdojë, jeta do të marrë miliona vjet për t’u ‘shëruar’ dhe speciet tona vetvetiu do të fillojnë të zhduken më herët”.

Ekzistojnë shumë shembuj të specieve në të gjithë botën të cilat në thelb janë afër zhdukjes,” tha profesori Paul Ehrlich nga Universiteti Stanford, transmeton Lajmi.net.

Hulumtimi, i cili citon ndryshimet klimatike, ndotjen dhe shpyllëzimin si shkak i këtij ndryshimi të shpejtë, vë në dukje se këto efekte tmerrësisht po ndikojnë në humbjen e tërë ekosistemeve.