Tmerri i Prishtinës: Jeta në mes të jashtëqitjes! (Video/Foto)

Qe disa vite, një pjesë e banorëve në rrugën “Rexhep Luci” në Qendër të Prishtinës po bëjnë jetën më të pa dinjitetshme të mundshme.

Lajme

27/04/2018 16:01

Banorët e katit të parë që ndodhën pas supermarketit “Maxi” nuk guxojnë të hapin dritaret qe disa vite. Jashtëqitja ka shpërthyer mbi pusetat e kanalizimeve, në tri vende.

Konkretisht, mbrapa rrugës ‘Rexhep Luci’, kanalizimi dhe ujerat e lokaleve qe janë aty dalin mbi toke vazhdimisht.

Era e rëndë po i pengon edhe kalimtarët e rastit, shkruan lajmi.net.

“Ku me guxu me qelë dritaren këtu. A nuk po e shehe a. Në cilin kryeqytet të botës del muti mbi tokë, pranë dritareve”, tha njëri prej banorëve të lagjes.

“Prej që punoj unë këtu, që dy vite, kështu është. Kanë ardhur dy herë disa punëtorë, e kanë rregulluar, por prapë ja ka nisur duke rrjedhur kanalizmi Tash, kështu është siç pe shihni dhe vetë”, tha punëtori i pranimit të mallit në marketin “Maxi”.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi dhe vido të gjendjes momentale. /Lajmi.net/

 

 

 

 

­