Tiranë, gjendet një foshnjë 1-muajshe e braktisur

Një foshnjë e braktisur u gjet gjatë natës para një pallati në rrugën “Arkitekt Sinani” në Tiranë. Policia njofton se foshnja është rreth 1-muajshe. Ajo është e paidentifikuar.

Lajme

12/10/2016 09:07

Banorët njoftuan Policinë, e cila çoi foshnjën në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Policia është vënë në kërkim të nënës që braktisi në mes të rrugës beben e saj vetëm një muajshe.