Tirana solidarizohet me Kumanovën

Dhjetëra të rinj të Tiranës dhe shoqëria civile u solidarizuan sot me shqiptarët e Kumanovës, në një protestë paqësore.

Lajme

11/05/2015 21:43

Ata u mblodhën në orën 18 e 30 minuta para Piramidës me parulla në duar ku shkruanin, “Kumanovë nuk je vetëm” dhe flamuj kombëtarë ata protestuan paqësisht për disa minuta, fillimisht para Piramidës dhe më pas u zhvendosën përballë Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.

Thirrjet në kor ishin një: “O çohuni burra, o çohuni gra, për Kumanovën, duhet me ra!”.

kumanova