Tillerson: Milicitë e mbështetura nga Irani “të shkojnë në shtëpi”

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, thotë se ka ardhur koha që luftëtarët e mbështetur nga Irani që ndihmuan Irakun për të mposhtur grupin ekstremist, të Shtetit Islamik (IS) "të shkojnë në shtëpi dhe të lejojnë popullin irakian të rimarrin kontrollin".

Bota

23/10/2017 08:11

“Tani kur lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik po merr fund, militantët iranianë që janë në Irak, duhet të kthehen në shtëpi”, tha Tillerson.

“Luftëtarët e huaj në Irak duhet të kthehen në shtëpi dhe të lejojnë popullin irakian të rifitojë kontrollin”, shtoi ai duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir.

Tillerson gjithashtu është ndalur në Katar, për të marrë pjesë në një takim midis zyrtarëve të Saudisë dhe Irakut.

Ky udhëtimi vjen si pjesë e përpjekjeve të administratës së presidentit Donald Trump për të izoluar dhe mbajtur Iranin në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.