Tifozët kundërshtarë: Interi e transferoi Shakiran

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi të ndryshme e më interesantja është ajo ku këngëtarja Shakira – që ka një mbiemër të ngjashëm me Shaqirin – prezantohet si anëtare e re e Interit.

Sport

08/01/2015 23:23

Derisa tifozët e Interit janë shumë të gëzuar që klubi i tyre transferoi Xherdan Shaqirin nga Bayern Munich, ata të skuadrave kundërshtare nuk e vlerësojnë aq shumë yllin kosovar.

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi të ndryshme e më interesantja është ajo ku këngëtarja Shakira – që ka një mbiemër të ngjashëm me Shaqirin – prezantohet si anëtare e re e Interit. 

Por, nuk ka munguar as një tjetër Shaq, ish basketbollisti i famshëm, Shaquile O’Neal.