Tifozët e Realit e kërkojnë dorëheqjen e Perezit

Zemërim i madh në Bernabeu dhe tifozët nuk kanë kursyer thirrjet për dorëheqjen e presidentit Florentino Perez.

Sport

21/11/2015 20:46

Humbja prej 4:0 në Santiago Bernabeu, ka irrituar tifozët që kanë filluar thirrjet kundër skuadrës dhe presidentit gjatë ndeshjes.

“Florentino jep dorëheqje!” ishin thirrjet dhe kjo ndodh për herë të parë shkruan Marca. Ata thërrisnin edhe “Jashtë, jashtë”, drejt lojtarëve vendas, transmeton Telegrafi

Humbja në Madrid është imazh i keq sipas kësaj gazetës, ndërsa nuk munguan as shamitë e bardha që kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Rafa Benitezit.