Tifozët e duan Pedron për El Clasico

Lexuesit e marca.com janë të qartë. Ata duan që Pedro Rodriguez të luajë nga fillimi i ndeshjes në El Clasicon e së dielës. Tifozët kërkojnë që Tata Martino të luajë me katër mesfushorë (Busquets, Xavi, Cesc e Iniesta), ndërsa Pedrito në sulm së bashku me Leo Messin. Çuditërisht, tifozët e preferuan përfaqësuesin spanjoll përpara Alexis…

Sport

18/03/2014 22:15

Lexuesit e marca.com janë të qartë. Ata duan që Pedro Rodriguez të luajë nga fillimi i ndeshjes në El Clasicon e së dielës.

Tifozët kërkojnë që Tata Martino të luajë me katër mesfushorë (Busquets, Xavi, Cesc e Iniesta), ndërsa Pedrito në sulm së bashku me Leo Messin.

Çuditërisht, tifozët e preferuan përfaqësuesin spanjoll përpara Alexis Sanchez, golashënuesi i dytë i Barcelonës këtë sezon dhe futbollisti që ka bërë paraqitje të mira posaçërisht ndaj Real Madridit.

Në preferencat e tifozëve nuk qëndron braziliani Neymar, i cili është më pak i votuari dhe sulmuesi i fundit që mund të luante ndaj madrilenëve, të paktën sipas tifozëve.

Reali dhe Barcelona do të luajnë në mes vete të dielën mbrëma në Santiago Bernabeu. Kjo ndeshje mund të vendos shumëçka rreth titullit të kampionit.