‘Tifozët e Barcelonës, shembull për të gjithë’

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka përgëzuar tifozët e skuadrës së tij, të cilët treguan një shembull për të gjithë, me sjelljen e mirë në Camp Nou, pas skenave të dhunshme para ndeshjes ndërmjet Atletico Madridit dhe Deportivo La Corunas.

Sport

10/12/2014 17:18

Josep Bartomeu ka përgëzuar tifozët e skuadrës së tij, të cilët vendosën një shembull të mirë, me sjeljen që treguan në karrikat e Camp Nou, duke luftuar dhunën që u bë në takimin Atletico Madrid dhe Deportivo La Corunas.

“Shumë njerëz i konsiderojnë tifozët e Barcelonës si shembull përtë gjithë”, tha Jose Bartomeu për reporterët.

“Unë jam shumë i lumtur me tifozët që ka Camp Nou. Ne kemi luftuar dhunën për shumë vite”.

“Ne nuk i nervozojmë askë. Ne bëjmë tifo për skuadrën tonë gjatë gjithë kohës, duke treguar gjithashtu respekt edhe për skuadrën kundërshtare”, përfundoi Bartomeu.