Tifozët e Atletico Madridit kanë një kërkesë për Griezmannin

Antoine Griezmann spekulohet me largim nga Atletico Madrid dhe transferim te Barcelona.

Sport

19/05/2018 13:27

Tifozët e Atletico Madridit kanë një kërkesë për sulmuesin Antoine Griezmann.

Mediat spanjolle raportojnë se tifozët e klubit madrilène janë duke e vërshuar francezin me thirrje për qëndrim në klub për sezonin e ri.

Griezmann spekulohet me largim nga Atletico Madrid dhe transferim te Barcelona, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Por, tifozët janë duke i bërë presion Griezmannit që ta refuzojë interesimin nga Barcelona për ta inspiruar Atletico Madridin drejt rrugës së trofeut në Ligën e Kampionëve pas suksesit të këtij sezoni në Europa League. /Lajmi.net/